Ish-presidenti i Barcelonës tregon pse dha dorëheqjen nga klubi

schedule15:14 - 15 Janar, 2023

schedule 15:14 - 15 Janar, 2023

Sandro Rosell, ish-presidenti i Barcelonës, ​​ishte i ftuar këtë të shtunë në programin “Colapse” në TV3 dhe dha një intervistë në të cilën zbuloi arsyet që e shtynë atë të jepte dorëheqjen si president në janar 2014.

Pavarësisht se shumë prej tyre mund të mendoni se vendimi i Sandro Rosell ishte i lidhur me situatën ligjore të “cështjes Neymar”, ai theksoi se arsyeja e vërtetë e dorëheqjes së tij ishin kërcënimet me vdekje të prindërve të tij gjatë asaj kohe.

“Unë pushova së qeni president i Barçës për shkak të kërcënimeve të përditshme me vdekje që prindërit e mi merrnin në shtëpi. Ata merrnin telefonata dhe letra anonime. Ishte e tmerrshme”, tha Rosell. /G.D abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!