Ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë konfirmon blerjen e vaksinave nga Pfizer-BioNTech

schedule17:56 - 31 Mars, 2021

schedule 17:56 - 31 Mars, 2021

Ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë Armend Zemaj, ka konfirmuar blerjen e vaksinave anti-Covid nga Pfizer dhe BioNTech.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ai shprehet se vaksina është arma më e fortë kundër kësaj sëmundje të rëndë, ndërsa thekson se ka kërkuar që qeveria aktuale të vazhdojë në mënyrë efikase finalizimin e pjesës së mbetur të marrëveshjes për blerjen e vaksinës.

Statusi i plotë:

Edhe një lajm i gëzueshëm për mua, dhe qytetarët e Kosovës, që pas shumë negociatash dhe shkëmbim të shkresave, vjen konfirmimi për blerjen e vaksinave nga Pfizer-BioNTech.

Duke falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët për angazhimin e sinqertë, shpresoj se kjo do jetë arma më e forte, në luftimin përfundimtar të pandemisë Covid-19.

Njëherit, kërkova që Qeveria aktuale, të vazhdojë në mënyrë sa më efiakse, finalizimin e pjesës së marrëveshjes për blerje, e cila siguron vaksinim në masë të qytetarëve të Kosovës në luftimin e pandemisë globale Covid-19.

P.S

Shkresa dërguar përfaqësuesit të Pfizer-BioNTech, z. Rocha, Qeverisë së Kosovës, Minstrit të Shëndetësisë dhe ekipit teknik profesional në MSh.

Dear Mr. Rocha,

Finally, the citizens of Kosovo and myself are very happy to hear such good neës, that after many negotiations and exchange of documents, the documentation for signing the vaccine purchase agreement from Pfizer/BioNTech has been finalized .

Let me inform you that from 22.03.2021 ëe have a neë Government in Kosovo ëhich means that there is also a neë Minister of Health – Mr. Arben Vitia (ëho is CC-ed in this email).

Given that the current Minister of Health is the authorized government official for vaccine procurement and negotiation on behalf of the Government of Kosovo, this responsibility should be transferred to the neë government (Prime Minister or Minister of Health). That being said, ëith the highest consideration, please send the same document to Minister Arben Vitia.

At the same time, I also ask my successor to immediately contact you regarding the continuation of the contact for receiving the long-aëaited vaccines from us.

Thanking you, your team and also my former negotiating team, I believe that very soon you ëill finalize the part of the purchase agreement ëhich provides mass vaccination of the citizens of Kosovo in the fight against the global Covid-19 pandemic.

With respect

Armend Zemaj , Former Minister of Health .

I nderuari zt. Rocha,

Më në fund, ky është një lajm i gëzueshëm për mua dhe qytetarët e Kosovës që pas shumë negociatash dhe shkëmbim të shkresave, në fund ju mund të dërgoni dokumentacionin për nënshkrim të marrëveshjes së blerjes së vaksinave nga Pfizer/BioNTech.

Më lejoni të ju informoj se nga data 22.03.2021 ne kemi Qeveri të re të Kosovës, ku po ashtu ka edhe Ministër të ri të Shëndetësisë që është z. Arben Vitia (që është cc në këtë e mail).

Si i autorizuar në emër të Qeverise së Kosovës për blerje dhe negocim tani kjo përgjegjësi kalon te Qeveria e re (Kryeministri apo Ministri i Shëndetësisë), andaj duke ju lutur me konsideratën më të lartë ju lutem të njëjtin dokument ta dërgoni te Ministri z. Arben Vitia.

Njëherësh kërkoj po ashtu nga pasardhësi im që të ju përcjell menjëherë vazhdimin e kontaktit për marrjen e vaksinave të shumëpritura nga ana jonë.

Duke ju falënderuar ju, ekipin tuaj po ashtu ish ekipin tim negociues besoj që shumë shpejt do të finalizoni pjesën e marrëveshjes për blerje e cila siguron vaksinim në masë të qytetarëve të Kosovës në luftimin e pandemisë globale Covid-19.

Me respekt,

Armend Zemaj, ish Ministër i Shëndetësisë të Republikës së Kosovës.

/abcnews.al/