Ish i dashuri në kërkim nga policia, këngëtarja e njohur reagon për vrasjen e 27-vjeçarit

schedule12:02 - 11 Maj, 2021

schedule 12:02 - 11 Maj, 2021

Baby G ka reaguar për vrasjen e Mehmet Qemës mbrëmjen e djeshme në TIranë. Këngëtarja shqiptare ka reaguar e tronditur nga ngjarja e rëndë duke shkruar se ende nuk mund ta besojë.

“Nuk mund ta besoj! U prefsh në paqe! Nuk kam fjalë!”, ka shkruar ajo. Këngëtarja njihej me viktimën nëpërmjet Blerim Horit, i njohur ndryshe dhe si Lim Hoti, me të cilin kishte patur një lidhje dashurie. Ky i fundit ndodhet në kërkim nga policia për moskallëzim krimi.

27-vjeçari që ndërroi jetë kishte njohje dhe me personazhe të tjerë të famshëm si Majk, Mozzik, Gettinjo dhe Meriton Mjekiqi. Në foton e fundit të publikuar në rrjete sociale, ai shfaqet me shokët e tij, dhe krah për krah me autorin e dyshuar Marius Dema. /abcnews.al