“Ish-burri më tradhtoi me shoqen e ngushtë”, Madonna Shqiptare flet për martesën e dytë: Ja si u njohëm

schedule10:00 - 4 Prill, 2023

schedule 10:00 - 4 Prill, 2023

Madonna Shqiptare ka bërë një rrëfim si rrallëherë në “ABC e Mëngjesit”. Ajo ka folur fillimisht për rikthimin e saj në muzikë pas kaq shumë vitesh. Më pas, ka ndarë edhe detaje nga jeta pritave. Këngëtarja ka zbuluar se është martuar për here të dytë, pasi ish-bashkëshorti e tradhtoi me shoqen e ngushtë.

LEXO EDHE: Ju kujtohet Madonna shqiptare? Zbuloni si duket sot këngëtarja: Jam nënë e 2 fëmijëve

Unë kam qënë e martuar më përpara dhe kur erdha në Shqipëri, e nxora në një emision. Edhe ajo që e mori ishte shoqja e ngushtë. Edhe ishte shumë e vështirë, kështu që mos i reklamoni shumë burrat. Kështu që kujdes nga shoqet e ngushta. Mos besoni shumë se shoqet e ngushta pëlqejnë pikat më të bukura që t’i i ke dhe t’i tërheqin avash-avash. Kështu që bëni kujdes, ose më mirë mbani një shokë të ngushtë. I kapa në flagrancë, duke më tradhëtuar.

Njohja me bashkëshortin aktual ishte shumë natyrale, shumë e bukur. Ishte një njeri i pjekur. Kur të ndodhin këto peripecirat, t’i gjithmonë mundohesh të zgjedhësh një person akoma më të pjekur. Unë e zgjodha, ishte një njeri jo shumë shumë i ri dhe as shumë i vjetër. Kishte një pjekuri, ishim shokë. Mendoj që kur martohesh me një person, nuk duhet vetëm të shohësh buzët e bukura apo ka një makinë të bukur dhe do të martohem me atë. Absolutisht jo, është më mirë ta kesh thjesht shokë, ta njohi botën, t’ia njohësh dhe me kalimin e kohës rritet dashuria. Unë jam 46-vjeçe, ai është 55-vjeç”, tregoi ajo./abcnews.al