Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ish-banorja e Big Brother bëhet nënë për herë të parë

schedule08:12 - 20 Qershor, 2020

schedule 08:12 - 20 Qershor, 2020

Moderatorja dhe ish-banorja e Big Brother, Alba Çobaj është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka bërë me dije vetë moderatorja përmes një postimi në Instagram. Alba ka ndarë me ndjekësit një dedikim të ëmbël për të bijën, duke bërë gjithashtu me dije edhe emrin e vogëlushes, që e ka quajtur Sofia.

“Nuk gjej fjalët ende të përshkruaj mrekullinë e atij çasti kur mjekët ma vunë sipër në kraharor dhe unë rilinda. Faleminderit Zot për këtë bekim që na dhe duke na bërë prindër të dashurisë sonë Sofia!

Mezi pres të ndaj me ju videon e eksperiencës së lindjes që sigurisht ishte më e bukur në botë. Të duam shumë Sofia jonë e shpirtit. Mami Alba dhe babi Migeni të kanë arsyen e jetës.”, thekson ndër të tjera Alba. /abcnews.al/



 

View this post on Instagram

 

Nuk gjej fjalët ende ta përshkruaj mrekullinë e atij çasti kur mjekët ma vunë sipër në kraharor dhe unë rilinda. Faleminderit Zot për këtë bekim që na dhe duke na bërë prindër të dashurisë sonë Sofia ??❤? Mezi pres të ndaj me ju videon e eksperiencës së lindjes, që sigurisht ishte me e bukura në botë. Falë përkushtimit dhe stafit të mrekullueshëm të maternitetit “Koço Gliozheni”, falë mamive Nina, Moza dhe pjesës tjetër, gjithçka shkoi perfekt dhe u jam pafund mirënjohëse. Faleminderit dhe mjekut tim të besuar, Helidon Klosi, i cili e bëri rrugëtimin tim dhe të Sofias më të lehtë e më të bukur. Të duam shumë Sofia jonë e shpirtit ❤?? Mami Alba dhe babi Migeni të kanë arsyen e jetës ?‍?‍?❤ #babySofia ?❤ #family ❤?‍?‍?

A post shared by Alba Çobaj (@albasarahcobaj) on

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!