Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, diplomati Islam Lauka këtë të mërkurë ka qenë i ftuar në ABC Live ku ka folur në lidhje me luftën e Rusisë në Ukrainë dhe krahasimin që i bëhet me Kosovën.
Lauka është shprehur se është absurde që të mendosh një krahasim mes pavarësisë së Kosovës dhe republikave të vetëshpallura të Dontesk dhe Luhansk.
Sipas tij Kosova është një rast i veçantë dhe si e tillë ajo duhet që të pranohet në OKB ku pengesa më e madhe e saj është Rusia.
Ndër të tjera ai shprehet se Putin po luan një standard të dyfishte dhe ka një ndikim të madh në Serbi, ku sipas tij dhe sulmet ndaj policisë së Kosovës në Veri dyshohet se janë të lidhura me ndonjë urdhër të tij.
“Qëndrimi i Putin për ta trajtuar Kosovën si precedent dhe për të trajtuar pavarësinë e Donteskut dhe Luhansk është manipulativ dhe tregon qëndrimin e dyanshëm të putin. Ajo nuk e njeh Kosovën pasi thotë se nëse nuk e njeh Serbia nuk e njohim. Standardi i dyfishtë i tij është se ai e njeh pavarësinë e Donteskut në kundërshtim me kushtetutën e Ukrainës.
Këto janë dy raste hipokrizie, dhe krahasimi nuk qëndron. Rasti i Kosovës është një rast unik kështu është trajtuar në literaturën juridike, dhe ka një kostum të veçantë dhe nuk mund të bazohen rastet e tjera duke u bazuar te Kosova. Dëshira dhe vendi i Kosovës është në OKB por një gjë e tillë kundërshtohet nga Rusia.
Kosova u bë e veçantë për shkak të terrorit që e çoi dhe në fitimin e pavarësisë. Si është e mundur që xhelati që ka kryer katër luftëra në rajon merr liberalizimin e vizave dhe viktima jo.
Veriu i Kosovës që nuk kontrollohet dot nga autoritetet e Kosovës dhe ato janë në zbatim të projektit rus që ai ka bërë. Dhe sulmet e bëra ndaj policisë mund të jenë në urdhër të tyre”, ka thënë ai./abcnews.al