Kjo do jetë atmosfera përgjatë 3 muajve në hollin e Universitetit të arteve. Koncertet janë kryefjala e festës së 60 vjetorit të fakultetit të muzikës. Plot 48 aktivitete do të mbahen përgjatë muajve prill- qershor. Dekani Isak Shehu, thotë se qëllim është kthimi në traditë dhe angazhimi i gjithë artistëve të rinj ndërthurur me pedagogët të cilët janë edhe artisët më të mirë të skenës.
“Mënyra e vetme për të festuar janë koncertet. Këto koncerte do na shërbejnë për të parë, ku jemi, dhe ku do shkojmë. Nga ana tjetër duhet të lëmë pas spontanitetin dhe të fillojmë të veprojmë me kalendare artistike siç veprojnë në fakultetet e botës.”
Qëllim kryesor është edhe nxitja e kritikës së munguar, përmes klasës së muzikologjisë.
Përveç përfshirjes në koncerte të gjithë klasave të muzikës përmes 48 koncerteve. Një vend të veçantë do ketë edhe një vëzhgim kritik nga studentët e muzikologjisë. Koncertet do të analizohen nga kritikët e rinj, me qëllim nxitjen e kritikës së munguar në Shqipëri.
Në këto koncerte do këtë një shkrirje mes muzikës së traditës dhe repertorit botëror.
Repertori i aktiviteteve është një ndërthurje mes muzikës shqiptare dhe repertorit botërorë. Klasa e operas do interpretoi në formë koncertore operan e parë shqiptare “Mrika” gjithashtu do intepretoi edhe “Dido dhe Enea”.
Gjatë 60 viteve të këtij fakulteti, janë diplomuar 3500 artistë muzikantë, shumica e të cilëve kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë në profesionin e tyre jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. /abcnews.al/