Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Irani zbut tonet: Vetëm diplomacia mund ta zgjidhë krizën pas refuzimit të Trump

schedule10:42 - 28 Shtator, 2026

schedule 10:42 - 28 Shtator, 2026

Irani ka këmbëngulur se vetëm diplomacia mund ta zgjidhë konfliktin me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, pasi presidenti amerikan Donald Trump tha se ka refuzuar një propozim iranian për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe përfundimin e luftimeve.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se rihapja e Ngushticës së Hormuzit varet nga plotësimi i kushteve të Teheranit.

“Vetëm një zgjidhje e negociuar mund t’i nxjerrë ata nga kjo ngërç”, shkroi Araqchi në rrjetet sociale.



Irani kishte paraqitur javën e kaluar një propozim për paqe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York, duke thënë se ai u ishte përcjellë amerikanëve përmes ndërmjetësve nga Katari.

Trump tha të shtunën se e kishte refuzuar propozimin, duke argumentuar se Irani po kërkon marrëveshje për Ngushticën e Hormuzit për shkak të situatës së rënduar.

Megjithatë, Trump tha të dielën për Axios se pret që negociatorët amerikanë të zhvillojnë bisedime të tjera gjatë kësaj jave. Ndërkohë, Araqchi tha se ndërmjetësit që po lehtësojnë bisedimet mes Teheranit dhe Uashingtonit nuk i kanë përcjellë zyrtarisht Iranit ndonjë refuzim amerikan të propozimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!