Irani siguron SHBA-në: Nuk duam të përshkallëzojmë tensionet me Izraelin

schedule11:35 - 18 Prill, 2024

schedule 11:35 - 18 Prill, 2024

Irani i ka dërguar disa “mesazhe” SHBA-së për ta siguruar atë se Teherani nuk kërkon të “përshkallëzojë tensionet” në Lindjen e Mesme me Izraelin, tha Ministri i Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian.

“Ajo që mund të përkeqësojë tensionet në rajon është sjellja e regjimit sionist,” tha Amir-Abdollahian.

Izraeli dje vuri në dukje se ruan “të drejtën për t’u mbrojtur” kundër Iranit, pas sulmit të nisur nga Teherani natën e së shtunës në të dielën kundër territorit izraelit me dronë dhe raketa.

Amir -Abdollahian këmbënguli se “mesazhe janë dërguar para dhe pas operacionit” në SHBA, kryesisht përmes ambasadës zvicerane në Teheran, e cila gjithashtu përfaqëson interesat amerikane.

Sipas tij, këto mesazhe synonin “të kontribuonin në kuptimin e saktë të veprimeve të Iranit”.

“Ne u thamë qartë amerikanëve se vendimi për t’iu përgjigjur regjimit izraelit”, pas goditjes që i atribuohet Izraelit kundër konsullatës iraniane në Damask më 1 prill, “ishte përfundimtar,” shpjegoi ministri iranian.

“Ne u përpoqëm t’ia bëjmë të qartë SHBA-ve në këto mesazhe se nuk kërkojmë përhapjen e tensioneve në rajon”, shtoi ai.

Në Nju Jork, Amir-Abdollahian do të zhvillojë bisedime me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres dhe ministrat e jashtëm në margjinat e një takimi të Këshillit të Sigurimit, i cili do të shqyrtojë kërkesën që Palestina të anëtarësohet në OKB si një anëtare më të drejta të plota.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!