Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kuvendi, rezolutë kundër Iranit/ “Irani, shtet terrorist”. PD bojkoton seancën e votimit

schedule10:27 - 17 Mars, 2026

schedule 10:27 - 17 Mars, 2026

Shqipëria shpall zyrtarisht Iranin Shtet Terrorist. Parlamenti miratoi me shumicë votash rezolutën e propozuar nga PS për të cilësuar organizatë terroriste regjimin e Ajatollahëve të Iranit, Gardën Revolucionare dhe Hezbollahun në Liban. Rezoluta e prezantuar nga kreu i grupit socialist Taulant Balla, konfirmoi qëndrimin e qeverisë së Edi Ramës dhe mazhorancës në linjë të plotë me SHBA të Presidentit Trump, Izraelin, BE dhe vendet paqedashëse kundër Iranit.

Por Teherani këtë radhë ndau edhe Tiranën. PD bojkotoi seancën parlamentare duke lënë karriget bosh për të mos votuar rezolutën kundër Iranit. Bosh karrigia e Sali Berishës dhe trumpistëve të tij, bosh dhe karrigia e kryerepublikanit Fatmir Mediu. Demokratëve ndonëse u la 1 ditë kohë, nuk reflektuan duke mos marrë pjesë as në konferencën e kryetarëve. Berisha votë nuk e dha, por e bëri rezolutën sipas mënyrës së tij, shpalli Iranin shtet terrorist nga Facebooku. Balla shprehu keqardhjen se opozita e Sali Berishës ka më shumë prioritet protestën për Sulltan Nevruz, se sa qëndrimin krah SHBA dhe BE.

Rezoluta mori miratimin e 78 kartonëve socialistë dhe 1 të Erald Kaprit të Mundësisë. I vetmi abstenim ishte Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë.



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!