Presidenti iranian Ebrahim Raisi, teksa ka folur për luftë Izrael-Hamas, ka paralajmëruar Izraelin se do të vuajë pasojat për të gjitha shkatërrimet dhe sulmet e ndërmarra.
Gjithashtu drejtuar amerikanëve, presidenti iranian ka theksuar se po i dërgon raketa miqve izraelitë që vrasin civilë të pafajshëm.
“Ne po u themi amerikanëve dhe miqve të tyre izraelitë, sot po dërgoni raketa që vrasin civilë të pafajshëm. Ju jeni partnerë në një krim që do të dënohet, sepse ky është fundi i Izraelit”, tha Ebrahim Raisi, presidenti iranian.
Nga ana tjetër, lideri Ayatollah Ali Khamenei, vetëm dy ditë më parë bëri thirrje që gjenocidi kundër palestinezëve në Rripin e Gazës të ndalet menjëherë.
/abcnews.al/