Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Irani propozon një plan 7-ditor për hapjen e Hormuzit

schedule09:43 - 25 Shtator, 2026

schedule 09:43 - 25 Shtator, 2026

Irani u ka paraqitur Shteteve të Bashkuara një plan për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, tha Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.

Aragchi u tha gazetarëve në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se ai propozoi një plan shtatëditor, raportuan mediat amerikane.

“Ne i paraqitëm një plan Shteteve të Bashkuara përmes ndërmjetësve, nëse plotësohen kushte të caktuara, Ngushtica e Hormuzit do të hapet në fund të ditës së shtatë dhe bisedimet do të fillojnë përsëri”, tha Araghchi.

Ministri iranian nuk pranoi të jepte hollësi mbi kushtet, por tha se ato nuk ishin “asgjë më shumë” sesa ato për të cilat të dy vendet ranë dakord në qershor.

Propozimi iu kalua SHBA-së nëpërmjet një ndërmjetësi, raportuan New York Times dhe CNN .

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha CNN-së se ata po zhvillojnë “bisedime pozitive dhe konstruktive përmes ndërmjetësve”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!