“Ndërsa agresioni ushtarak vazhdon, ka pak hapësirë për të folur për diçka tjetër përveç një përgjigjeje vendimtare”. Kështu u shpreh të hënën zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei.
Baghaei u pyet gjithashtu në lidhje me sugjerimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump se kufijtë e Iranit mund të ndryshojnë, shkruan CNN.
I pyetur javën e kaluar nëse harta e Iranit do të duket e njëjtë pas kësaj lufte, Trump tha: “Këtë nuk mund t’jua them. Ndoshta jo.”
Baghaei tha se presidenti Trump e trajtoi të gjithë botën si një marrëveshje pasurish të paluajtshme.
“Presidenti i SHBA-së dhe të tjerë kanë bërë deklarata për shumë pjesë të botës, nga Kanadaja në vende të tjera, sikur i gjithë planeti të ishte pasuri e patundshme kryesore dhe qeveritë thjesht agjenci pasurish të patundshme. Për popullin e Iranit, harta e vendit përfaqëson gjithçka për të cilën çdo iranian është krenar dhe është i gatshëm të sakrifikojë jetën e tij për ta mbrojtur”, nënvizoi ai.
Baghaei tha se Irani nuk kishte qëlluar asnjë raketë drejt Turqisë apo Azerbajxhanit, të dyja fqinje.
Javën e kaluar, forcat amerikane rrëzuan një raketë të dyshuar iraniane që po udhëtonte drejt hapësirës ajrore turke.
“Mbrojtja jonë e vendit nuk duhet të interpretohet në asnjë rrethanë si armiqësi ndaj vendeve fqinje ose rajonale”, theksoi Baghaie.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha të dielën se Teherani kishte pranuar një armëpushim për t’i dhënë fund konfliktit 12-ditor qershorin e kaluar, por këtë herë duhej një fund i përhershëm i luftës./abcnews.al


