Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Irani kërcënon Shqipërinë: Sulme me dronë dhe raketa, kush është objektivi

schedule15:14 - 1 Nëntor, 2022

schedule 15:14 - 1 Nëntor, 2022

Forcat e Gardës Revolucionare të Iranit kanë kërcënuar me sulme me dronë dhe raketa bazat amerikane në Lindjen e Mesme, Izraelin si edhe Shqipërinë.

Në një video të publikuar sëfundmi në aplikacionin Telegram, Garda Revolucionare e Iranit ka vendosur në objektivat e saj edhe kampin e MEK në Manëz të Durrësit duke publikuar edhe foto satelitore të saj, raporton abcnews.al.

Gjatë videos, paraqiten njëri pas tjetrit objektivat e dronëve dhe raketave të Iranit, ku përfshihen qyteti i Tel Avitit, bazat amerikane në rajonit si edhe kampi i MEK në Manëz.

Në fund, iranianët theksojnë se kanë gjithçka nën kontroll dhe se mund të godasin kur të duan.

Shqipëria është vendosur nën objektivin e Iranit pas pranimit të muxhahedinëve të MEK në vendin tonë, të cilët konsiderohen si kundërshtarë të regjimit të ajatollahëve. Sëfundmi, Shqipëria ka qenë viktimë e një sulmi kibernetik nga irananët, të cilët kanë arritur të marrin nga sistemet tona një mori informacionesh konfidenciale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!