Irani furnizon Rusinë me dronë kamikazë, reagon Kim: Po përdoren për të godtur civilët

schedule10:02 - 20 Tetor, 2022

schedule 10:02 - 20 Tetor, 2022

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka ndarë deklaratën e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, ku thuhet se ka prova që Rusia ka marrë dronë nga Irani.

“Rusia ka blerë UAV nga Irani në kundërshtim me rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Këto UAV po përdoren për të goditur civilët ukrainas dhe infrastrukturën civile kritike”, shkruan Kim krahas postimit.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kanë thënë se ka prova të mjaftueshme se Rusia po përdor dronët iranianë për të goditur civilët në Ukrainë gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mërkurën.

“Megjithëse Irani vazhdon të gënjejë, bota është e vetëdijshme se Rusia përdor dronët iranianë për të sulmuar civilët dhe infrastrukturën ukrainase”, tha më herët Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Ned Price. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!