Irani dorëzohet? WSJ: Teherani kërkon negociata me SHBA për programin bërthamor

schedule16:36 - 16 Qershor, 2025

schedule 16:36 - 16 Qershor, 2025

TIRANË- Media “The Wall Street Journal” raporton se Irani kërkon bisedime me SHBA-në dhe Izraelin për t’i dhënë fund armiqësive.

Irani ka lajmëruar se kërkon t’i japë fund armiqësive dhe të rifillojë bisedimet mbi programet e tij bërthamore, duke u dërguar mesazhe Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara nëpërmjet ndërmjetësve arabë, raportoi të hënën Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë.

Në mes të një fushate të egër dhe sulmeve që vijojnë prej katër ditësh, Teherani u ka thënë zyrtarëve arabë se do të jenë të hapur për t’u rikthyer në tryezën e negociatave për sa kohë që SHBA-të nuk i bashkohen sulmit, thanë zyrtarët.

Ata gjithashtu i përcollën mesazhe Izraelit duke thënë se është në interes të të dyja palëve, që dhuna të mbahet nën kontroll.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!