Gjykata e Posacme la në fuqi masën e ‘arrestit në burg’ ndaj Aldo Xhikës, Ervis Dakës dhe Maksim Koçit, të cilët u ekstraduan pak ditë më parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt vendit tonë. Të tre këta persono akuzohen si pjesë e grupit ku bëntë pjesë edhe I shumëkërkuari Talo Çela, ku në disa raste e kanë ndihmuar atë për tiu fshehur drejtësisë. Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se, Daka ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Arjan Spahiut në Belgjikë në vitin 2020.
Ai rezulton I përfshirë edhe në të një tjetër episod, bëhet fjalë për tentativën e vrasjes së shtetasit Kei Piu Në Elbasan ku Daka kishte rolin e informatorit duke mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e këtij të fundit. Ndërsa Maksim Koçi, dyshohet për vrasjen e dy personave si dhe për sigurim të kushteev për vrasjen e 2 të tjerëve. Nga ana tjetër Ado Xhika akuzohet për përkrahje të autorit të krimit si pjesë e grupit kriminal, për eliminim e Ardian Çapjas, gjatë sulmit me snajper, të cilit mundi t’i mbijetojë.
Për këta persona spak ka ngritur akuzat për “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. / abcnews.al



