Rreth 500 mije euro janë sekuestruar në një pikë të këmbimit valutor në Tiranë të dyshuara si të përfituara nga veprimtari kriminale.
Policia ka proceduar penalisht 72 vjeçaren Ermira Korça. Kjo e fundit nuk deklaronte shumat e parave, të cilat depozitoheshin në subjektin e saj.
Sipas provave të mbledhura nga uniformat blu rezulton se persona të ndryshëm depozitonin paratë e padeklaruara në pikën e këmbimit valutor në pronësi të 72 vjeçares, të cilat përdoreshin më tej për t’ua dhënë borxh qytetarëve me përqindje të lartë jashtë sistemit bankar.
/ abcnews.al