Iran, ekipet e shpëtimit lokalizojnë vendin e rrëzimit të avionit me 66 persona

schedule13:07 - 19 Shkurt, 2018

schedule 13:07 - 19 Shkurt, 2018

Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit kanë lokalizuar vendin e rrëzimit të avionit Iranian me 66 persona në bord. Sipas informacioneve të mediave lokale nuk ka të mbijetuar. Dyshohet se avioni është rrëzuar për shkak të një defekti teknik ose nga moti i keq.

Mbetjet e një avioni që u rrëzua në Iran të dielën janëë gjetur. Kjo është raportuar nga mediat lokale që citojnë zyrtarë të ekipeve të kërkimit. Avioni me pasagjerë i “Aseman Airlines” u rrëzua në mallet Zagros, dhe 66 personat në bord mendohet se kanë vdekur. Erërat e forta dhe dëbora penguan kërkimet dhe ekipet e shpëtimit pezulluan operacionet e tyre gjatë orëve të vona të së dielës dhe I rifilluan të hënën.

Mjeti fluturues i prodhuar në Francë me motor binjak turboprop po udhëtonte nga Teherani për në jugperëndim të qytetit Yasuj. Avioni është rrëzuar 1 orë pasi ishte ngritur nga aeroporti i kryeqytetit Iranian. Zona e përplasjes është rreth 22 kilometra nga Yasuj. Avioni I rrëzuar ishte 25-vjeçar, bën me dije organizata e aviacionit civil Iranian.

Vjetërsia e tij dhe ndonjë defekt i mundshëm janë dy pistat kryesore ku po përqëndrohen hetimet lidhur me ngjarjen tragjike. Gjithashtu nuk përjashtohet edhe moti i keq, si shkak i rrëzimit të mjetit fluturues, në të cilin po udhëtonin 62 pasagjerë, 2 roje sigurie, 2 stjuardesa dhe 2 pilotët.

Presidenti iranian, Hassan Rouhani ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave duke nënvizuar në një deklaratë se incidenti tragjik ka sjellë pikëllim të madh. Ndërsa lideri supreme Ajtollah Ali Khamenei tha se ngjarja ka mërzitur zemrën e tij dhe të popullit Iranian. Ndërkohë, vitet e fundit Irani ka pësuar një sërë incidentesh ajrore dhe flota ajrore është vjetëruar. Teherani zyrtar ka hasur vështirësi në gjetjen e pjesëve për avionët e vjetëruar për shkak të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura për të luftuar përgramin bërthamor. Disa nga këto sanksione janë hequr pas marrëveshjes mes Iranit dhe SHBA-së si dhe fuqive të tjera të mëdha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!