Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

iPhone 17 tejkalon pritshmëritë, Apple rrit prodhimin

schedule11:00 - 21 Shtator, 2025

schedule 11:00 - 21 Shtator, 2025

iPhone 17 po shkonin mirë, madje duket se edhe Apple po habitet. Një raport i ri pohon se kompania po rrit prodhimin për të përmbushur kërkesën e papritur.

Apple po rrit prodhimin e modelit standard iPhone 17 për shkak të kërkesës çuditërisht të lartë për atë model të veçantë, sipas mediave të huaja.

Pas porosive të forta paraprake gjatë fundjavës, Apple u kërkoi dy prej furnizuesve të saj të rrisnin prodhimin.



Njërit prej dy prodhuesve kryesorë të iPhone në Kinë iu kërkua të rriste prodhimin ditor të iPhone 17 me rreth 40%.

Një furnizuesi të pjesëve jpër të njëjtin model iu tha të rriste prodhimin me rreth 30%. Ndërsa rritja e shitjeve të iPhone 17 është mbresëlënëse, kjo mund të nënkuptojë lajme të këqija për iPhone 17 Pro dhe iPhone 17 Pro Max.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!