Inzaghi e do me vete tek Interi, Lazio kërkon 60 milion € për yllin e ekipit

schedule13:37 - 15 Qershor, 2021

schedule 13:37 - 15 Qershor, 2021

Simone Inzaghi synon të marrë një nga yjet e Lazios me vete tek Interi. I preferuari i trajnerit të ri të kampionëve të Italisë është Luis Alberto, i cili shihet si zëvendësuesi perfekt i Christian Eriksen. Ylli danez i trembi të gjithë në ndeshjen e Euro 2020 mes Danimarkës dhe Finlandës.

Eriksen pësoi një arrest kardiak, por për fat të mirë shpëtoi dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Rikthimi në fushat e blerta është i vështirë, por gjithçka do të qartësohet me kalimin e kohës.

Rikthehemi te Luis Alberto, i cili dëshiron të bashkohet me ish-trajnerin tek Interi. Lazios, që nuk e priti mirë largimin e Inzaghit drejt ekipit zikaltër, nuk i ka pëlqyer interesimi për fantazistin spanjoll. Lotito kërkon minimalisht 60 milion euro për ta lënë të lirë.

Shumë e papërballueshme nga Interi në këtë moment të vështirë ekonomik, por dëshira e 28-vjeçarit për t’u larguar, edhe prej faktit që trajneri Sarri do i ndërrojë pozicion (Luis Alberto pritet të zhvendoset pak metra pas), mund të detyrojë presidentin Lotito të nisë negociatat me drejtuesit e Interit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!