Intervistë në kohë pandemie, Nagelsmann flet pas barazimit të Leipzig

schedule21:57 - 16 Maj, 2020

schedule 21:57 - 16 Maj, 2020

Trajneri Julian Nagelsmann, është vetëm 32 vjeç, por konsiderohet si një ndër më të mirët në qarkullim. Pasi drejtoi me sukses ekipin e Hoffenhaim, gjermani është në krye të Leipzig.

Edhe me ekipin aktual, po bën një punë të mirë, por në sfidën e sotme në shtëpi kundër Freiburg, nuk arriti të marrë më shumë se një barazim 1-1. Pas ndeshjes, Nagelsmann tha që i pëlqeu mënyra si luajti skuadra, por jo rezultati.

“Jam i lumtur me ritmin dhe intensitetin e ndeshjes, por jo me rezultatin. E vendosëm kundërshtarin në shumë vështirësi dhe në presion gjatë pjesës së dytë, krijuam dhe disa raste të mira për të shënuar”, tha mes të tjerash Nagelsmann.

Ajo që ra më shumë në sy në këtë intervistë pas ndeshjes, është mënyra si u zhvillua, me respektim distancë dhe me mikrofon të gjatë. Ndoshta duhet të mësohemi, pasi për një të ardhme të konsiderueshme, kështu pritet të jenë intervistat./abcnews.al