“Lista shqiptare po përgatitet që të hyjë në negociata, në bisedime, me kërkesat tona politike dhe ekonomike.
E them edhe ekonomike sepse ne tashmë kemi edhe tre komuna, pothuajse tre komuna shqiptare në Mal të Zi, Ulqini, Tuzi dhe Plava.
Duhet të mendojmë shumë mirë që këta shqiptarë të mos i lëmë të largohen.
Të thithim sa më shumë fonde nga buxheti qendror, të hapim mundësi biznesi të brendshëm dhe të jashtëm që shqiptarët të mos largohen.
Sepse në fund të fundit, çfarë na duhet qeverisja lokale nëse ne largohemi nga këtu. Pra pa shqiptarë nuk ka as qeverisje malazeze, por në anën tjetër, pa shqiptarë, as qeverisja nuk na duhet.”
/abcnews.al