Intervista e “çuditshme”, Dilaver: Kjo Vllazni shkon larg, Partizani erdhi për 1 pikë

schedule10:56 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 10:56 - 14 Dhjetor, 2020

Haris Dilaver ishte vendimtar në përballjen e djeshme të Vllaznisë kundër Partizanit. Sulmuesi boshnjak shënoi një gol me shuam vlera dhe pas ndeshje golin ia dedikoi djalit të tij, të cilin po e mbante në krahë në momentin që dha intervistën.

“Golat ia dedikoj fëmijës tim, por jo vetëm. Goli shkon edhe për tifozët, të cilët kanë qenë të pranishëm në stadium dhe na kanë dhënë një mbështetje të jashtë zakonshme. Jam shumë i kënaqur këtu, më kanë pritur shumë mirë”, tha fillimisht Dilaver para mediave.

Më tej ai theksoi se Vllaznia mund të shkojë larg: “Nëse vazhdojmë me këto hapa mund të kapim edhe shumë më shumë se kaq.  Të them të drejtën ka qenë një ndeshje shume e vështirë dhe e fortë. Partizani kishte ardhur të merrte një pikë, por ne e kemi treguar se dimë të luajmë mirë dhe të fitojmë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!