Intervista e bujshme përçan vëllezërit, William akuzon Harry-n se zgjodhi famën para familjes

schedule20:43 - 8 Prill, 2021

schedule 20:43 - 8 Prill, 2021

Marrëdhënia e tensionuar e Princit William dhe Harry-t mori një tjetër kthesë pas intervistës bombë të këtij të fundit dhe Meghan Markle me Oprah Winfrey pak javë më parë. US Weekly citon një person të afërm me mbretërorët që është shprehur se “biseda që Harry dhe William patën pas intervistës së madhe nuk përfundoi mirë”.

Vëllezërit nuk e kanë parë njëri-tjetrit për më shumë se një vit që nga koha kur Harry dhe Markle u larguan nga rolet mbretërore. “William ndjen se Harry është bërë shumë i madh për çizmet e tij që kur u transferua në Kaliforni. Ai e ka akuzuar [Harry-n] se ka vënë famën përpara familjes së tij gjatë kësaj interviste.”, thotë burimi.

BREAKING NEWS: Prince Harry and Meghan Markle officially leave Kensington Palace - leave Prince William and Kate Middleton | HELLO!

Vëllezërit, marrëdhënia e tensionuar e të cilëve ka qenë subjekt i intrigave gjatë viteve të fundit, do të ribashkohen këtë verë për zbulimin e një statuje kushtuar nënës së tyre të ndjerë, Princesha Diana. Ndërsa William po këmbëngul për të parë Harry para ngjarjes speciale, burimi thotë se bashkëthemeluesi i Archewell refuzon të takohet. /abcnews.al

Prince Harry 'could no longer live in the shadow' of Kate and William after meeting Meghan | Royal | News | Express.co.uk