“Interesi për Shqipërinë më lindi që fëmijë, flitej keq për këtë vend”, abanologu çek tregon si e mësoi gjuhën tonë

schedule10:14 - 21 Nëntor, 2023

schedule 10:14 - 21 Nëntor, 2023

Albanologu nga Çekia, Premysl Vins ka zbuluar në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, njohjen e tij të parë me vendin tonë Shqipërinë.

Ai tregon se ishte gjyshi që i rrëfente histori për shtete të ndryshme të Europës, mirëpo kur bëhej fjalë për Shqipërinë nuk dinte shumë, pasi ishte e izoluar.

Sakaq, Vins rrëfeu se një ndër elementët që e ndihmoi për të mësuar gjuhën shqipe në adoleshencë ka qene Radio Tirana. Ai nuk nguroi të thoshte që në Çeki në kohën e fëmijërisë, askush nuk kishte besim te Shqipëria, e paragjykonin shumë si vend dhe ky detaj i shtoi dhe më shumë kuriozitetin.

“Kam filluar interesin për kulturën shqiptare që në kohën e fëmijërisë, kur të gjithë në Çeki nuk kishin një besim kaq të madh ndaj Shqipërisë, ose nuk kanë pasur informacione shumë, ose kishin paragjykime shumë, dhe unë në atë kohë thash që nuk është e mundur se gjithçka në këtë vend nuk është vetëm e keqe. Gjyshi im më rrëfente për vende të ndryshme të Europës dhe gjithmonë kur përmendte Shqipërinë thoshte nuk di shumë për këtë vend. Sepse ishte vend shumë i izoluar dhe atëherë ishte dhe një lloj misteri për mua si fëmijë. Mbaj mend isha në shkollën 9-vjeçare kur fillova të mësojë gjuhën shqipe, ndoshta, në klasën e shtatë apo të tetë. Pra, si adoleshentë mësova dhe në fillim ishte shumë vështirë. Informacionet e para që mora për Shqipërinë ishin nga transmetimi gjerman i Radio Tiranës dhe që i vogël unë kam mësuar gjermanisht në shkollë dhe fakti që unë mund të dëgjoja Radio Tirana në gjuhën gjermane. Ishte një motivim shumë i madh për të mësuar gjermanisht, sepse ishte burimi i vetëm i informacioneve në Shqipëri në atë kohë. Pastaj, nga disa libra në gjuhën çeke, por në atë kohë nuk kishte materiale. Atëherë fillova nëpërmjet gjermanishtes dhe pastaj kur isha student në universitet u takova me një albanolog gjerman dhe ai hapi në fakultet një kurs të gjuhës shqipe dhe unë fitova njohuritë e para të gjuhës shqipe. Nga viti 200-2004, udhëtoj shpesh, vij shpesh në Shqipëri dhe këto njohuri teorike i kam përmirësuar duke folur, duke praktikuar nëpër trojet shqiptare”, tha albanologu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!