Inter tashmë njihet mirë si një klub i specializuar për goditjet me parametra zero në merkato, me Marotta dhe Ausilio të cilët tashmë kanë arritur të sigurojnë shërbimet e dy prej tyre për sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi i Portos, Mehdi Taremi dhe mesfushori polak i Napolit, Piotr Zielinski janë dy lojtarët të cilët do të jetë nën urdhërat e Simone Inzaghit sezonin e ardhshëm. Pranë marrëveshjes, në fakt është edhe mbrojtësi spanjoll i Atletico Madrid, Mario Hermoso.
Megjithatë, Inter tashmë është duke tentuar një tjetër transferim të lirë, atë të sulmuesit francez të Manchester United, Anthony Martial. Francezi pritet të largohet nga “Djajtë e Kuq” dhe dëshiron të rikthehet në nivelet e larta dhe Martial e sheh Interin si mundësin e duhur.
Nëse kjo marrëveshje arrihet, pritet që Inter të heqë dorë nga islandezi Gudmundsson i Genoa./h.ll/abcnews.al