Inter apo Milan? Juventusi ka një preferencë për shitjen e sulmuesit

schedule11:27 - 17 Tetor, 2019

schedule 11:27 - 17 Tetor, 2019

Alexis Sanchez u operua gjatë ditës së djeshme do të rikthehet në vitin 2020. Dëmtimi i kilianit detyron Interin të tentojë një tjetër sulmues në merkaton e janarit. Ideja e fundit quhet Mario Mandzukic. Sulmuesi ka rënë parimisht dakord për transferimin te Manchester United, por Juventusi nuk e ka thënë akoma fjalën e fundit.

Mediat italiane raportojnë se bardhezinjtë preferojnë që kroati të vazhdojë karrierën në Serie A. Edhe Milani e pëlqen dhe po përgatit një ofertë për shërbimet e tij.

Sipas Il Giornale, Juventusi e sheh Interin si rivalin kryesor për titull dhe nuk dëshiron t’i përforcojë zikaltrit. Ndryshon situata me Milanin. Raportet me kuqezinjtë janë shumë të mira dhe “Zonja e Vjetër” është pro kalimit të Mandzukic tek ekipi i Piolit në merkaton e janarit. /abcnews.al