Inteligjenca e Spanjës: “Personi që organizoi sulmin terrorist në Barcelonë ishte informatori jonë”

schedule22:43 - 17 Nëntor, 2017

schedule 22:43 - 17 Nëntor, 2017

Inteligjenca spanjolle ka pranuar se personi që organizoi një sulm terrorist në Barcelonë ishte informator i tyre. Ai ishte bërë pjesë e informatorëve të shërbimeve sekrete në vitin 2014 ndërsa po vuante dënimin për trafik droge.

Shërbimet secrete spanjolle kanë patur informator të tyre kreun e grupit xhihadistë, përgjegjës për aktet terroriste të Barcelonës dhe Kambrilsit në 17 gushtin e kaluar. qendra kombëtare e inteligjencës ndërkohë nuk e ka specifikuar sesa e deri kur ka zgjatur ky bashkepunim me Abdelbaki Es Sattyn. Shërbimet secrete spenjolle e kanë afruar Es Sattyn në 2014 ndërsa gjendej në burg për trafik droge.

Lajmi është bërë I dirur nga media spanjolle Vanguardia e cila bën të ditur se Atty kishte arritur jo vetëm që të bëhej pjesë e rrjetit të informatorëve të shërbimeve secrete nga 2010-2014, por duket se edhe I ka përdorur këto struktura kur duket se iu ka mbushur mendjen se ishte detyruar dhe perdorur nga xhihadistët për tu bërë trafikant droge. Asaj kohe I ashtuquajturi “truri” I atentatit të Barcelonës ishte bërë pjesë e programit të mbrojtjes së policisë dhe të rojeve civile. Të dyja këto sruktura pas atetnatit u bënë shenjestër polemikash për faktin që nuk kishin arritur të parandalonin masakrën pavarësisht se kishin patur disa të dhëna domethënëse për planin e xhihadistëve.
Vetë imami Abdelbaki Es Sattyn që frymëzoi aktin terrorist të kryer nga një grup të rinjsh të radikalizuar humbi jetën në 16 gusht në shpërthimin e ndodhur në bazën e terroristëve. Me 17 gusht një furgon I bardhë u lëshua mbi turmën në sheshin Rambla, në zemër të barcelonës. Pesë terroristë të tjerë gjatë po asaj nate sulmuan me thika kalimtarët në lungomaren e Kamblisit.
Bilanci I këtyre dy akteve ishte dramtik: 15 te vdekur dhe 134 të plagosur. Por plani I celulës xhihadiste ishte ndryshe. Imami I ripolit Abdelbaki Es Satty, lider shpirtëror I grupit donte të organizonte një atentat të madh kamikaze në kishën e njohur të Barcelonës Sagrada Familia. Qe vetëm shpërthimi I ndodhur me 16 gusht, ai që prishi planin e madh të aktit kamikaze ne kishë dhe që pak orë më vonë shtyu personat e përfshirë në këtë ngjarje që të kryenin sulmin në sheshin Rambla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!