Inteligjenca artificiale, Parlamenti Evropian propozon rregullat e para evropiane

schedule17:11 - 21 Tetor, 2020

schedule 17:11 - 21 Tetor, 2020

Parlamenti Evropian  ka miratuar së fundmi propozimet për të rregulluar inteligjencën artificiale për të rritur inovacionin, besimin në teknologji dhe për të forcuar standardet etike.

Ky i fundit ishte një nga institucionet e para që paraqiti propozime për të rregulluar inteligjencën artificiale në drejtim të standardeve etike, përgjegjësive dhe të drejtave të pronësisë intelektuale.

Sipas deklaratës së Parlamentit Evropian, këto propozime mund ta bëjnë Bashkimin Evropian një udhëheqës global në zhvillimin e inteligjencës artificiale.

Ndërkohë pritet që komisioni të paraqesë një propozim legjislativ mbi këtë çështje në fillim të vitit të ardhshëm.

Rregulloret e ardhshme duhet të bazohen në disa parime udhëzuese, duke përfshirë inteligjencën artificiale të bëra nga njeriu, sigurinë, transparencën dhe llogaridhënien, masat mbrojtëse kundër paragjykimeve dhe diskriminimit, të drejtën për korrigjim, përgjegjësinë sociale dhe përgjegjësinë mjedisore si dhe respektimin e privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave.

Teknologjitë e inteligjencës artificiale me rrezik të lartë, të tilla si ato me aftësinë për të mësuar në mënyrë të pavarur, duhet të hartohen për të lejuar kontrollin e njeriut në çdo kohë.

Nëse përdoret një funksion që mund të shkelë rëndë parimet etike dhe është potencialisht i rrezikshëm, vetë-mësimi duhet të çaktivizohet dhe të futet mbikëqyrje e plotë njerëzore.e.su./abcnews.al