“Inteligjenca Artificiale ka sjellë transformim”/Rama: Me anëtarësimin në BE fuqia mbështetëse për teknologjinë do të rritet

schedule13:39 - 25 Mars, 2025

schedule 13:39 - 25 Mars, 2025

Këtë të martë është bërë prezantimi i , fituesve të  startup-eve dhe Startup Grant 2024. Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama ritheksoi se me hyrjen në Bashkimin e Europian edhe fuqia mbështetëse për teknologjinë do të jetë më e madhe.

Gjithashtu kryeministri theksoi se me Inteligjencën Artificiale, shpejtësia e transformimit është marramendëse.

“Me anëtarësimin në BE fuqia mbështetëse për teknologjinë do të rritet. Në këto vite kemi marrë mbështetje për programe të ndryshme. Mbështetja për teknologjinë është modeste, me hyrjen në BE, 1 miliard është çdo vit. Dhe ndryshe nga deri tani ku pjesa më e madhe janë kredi, tek 1 miliardi i çdo viti pjesa më e madhe janë grant. Me futjen në BE kalojmë në 90 % dhe 10 % kredi. Pra edhe për këtë është me rëndësi të vazhdojmë procesin e nisur me negociatat. Nëse BE ka një program për statup-et, aty ju sot nuk futeni dot sepse nuk jeni pjesëtarë të komunitetit europian të startup-eve, në momentin që kjo ndryshon, ju jeni njësoj si gjithë të tjerët dhe aplikoni atje”, tha ai. 

Më tej Rama u shpreh: “Ne kemi ngritur një qendër të inovacionit që presupozohet tu shërbejë ministrive dhe institucioneve. Por qendra është burokratizuar nga fakti që është institucion i brendshëm. Do t’i hapim dyert e qendrës për të gjithë ju që ka dëshirë të shohë se çfarë mund të bëjë. Këtë ide e diskutuam pasi bëmë një takim ma grupin nga qendra spitalore e spitalit të Izraelit. Jemi me ta në një proces bashkëpunimi për të të çuar në një nivel tjetër qendrën spitalore Nënë Tereza. Ju jepet akses i plotë mjekëve infermierë që dëshiron të ndërveprojë me persona si ju për të krijuar risi që i shërbejnë spitalit dhe sistemit shëndetësor. I gjithë brumi aty janë të dhënat e proceseve…”, tha Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!