Inteligjenca amerikane: Rusia kërkon të minojë besimin në zgjedhje

schedule10:33 - 5 Nëntor, 2024

schedule 10:33 - 5 Nëntor, 2024

Rusia dhe Irani po kryejnë sulme kibernetike dhe jo vetëm, me synimin për të minuar besimin e popullit Amerikan në Integritetin e Zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara.

Ky është paralajmërimi që është lëshuar këtë 5 nëntor nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, FBI dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike në SHBA.

Autoritetet Federale në Shtetet e Bashkuara thonë se Moska dhe Teherani kërkojnë që të nxisin përçarje mes popullit Amerikan. Grupet e lidhura me Rusinë në SHBA kanë tentuar të nxisin dhunë kundër zyrtarëve zgjedhorë dhe po shtojnë qarkullimin e pretendimeve të rreme se në SHBA ka manipulim dhe mashtrim me votat.

Agjencitë e Inteligjenës në Shtetet e Bashkuara deklaruan se aktorët Rus kanë postuar përgjatë kohëve të fundit një Artikull duke pretenduar në mënyrë të rreme se zyrtarët në shtetet kyçe të betejës, kanë planifikuar që të manipulojnë procesin zgjedhor duke ndryshuar votat në kutitë e votimit.

Agjencia e Sigurisë Kibernetike në Shtetet e Bashkuara ka paralajmëruar se këto përpjekje të Rusisë dhe Iranit do të intensifikohen përjatë ditëve në vijim.

Moska dhe Teherani kanë mohuar përpjekjet e tyre për të ndërhyrë në zgjedhjet Amerikane, por hetimet në Shtetet e Bashkuara kanë treguar të kundërtën.

Agjencitë e Inteligjences iu kane bënë thirrje votuesve “që të informohen nga burime të besueshme dhe  zyrtare mbi gjithcka qe po ndodh me Zgjedhjet Presidenciale dhe rezultatin e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!