Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Integrimi/ Deputeti i PS: Zbatimi i ligjeve ka më shumë rëndësi se hartimi i tyre

schedule20:48 - 30 Shtator, 2026

schedule 20:48 - 30 Shtator, 2026

Deputeti socialist Erion Malaj ka folur për sfidat që lidhen me funksionimin e institucioneve dhe administratës publike, duke theksuar se një pjesë e problemeve vijnë nga moszbatimi i ligjeve.

Sipas tij, administrata publike ka arritur nivele më të larta nga sa pritej, ndërsa kritikoi prirjen për të fajësuar institucionet sa herë që ndodh një problem.

Malaj theksoi gjithashtu nevojën për forcimin e kapaciteteve institucionale, veçanërisht në administratë dhe në financa.



 “ Shumë ndër gjërat që nuk shkojnë, nuk shkojnë sepse nuk zbatohen. Zbatimi i ligjeve, përgatitja e institucioneve, administratës. Administrata publike, për habinë tonë, ka dalë në nivele jashtë pritshmërisë për formimin që ka.

Kjo ndodh dhe për faktin që, kur ndodh diçka, hedhim baltën mbi institucionin. Kapacitetet e institucioneve të administratës, të financës, duhen ndërtuar. Zbatimi i ligjeve ka rëndësi më tepër se hartimi i ligjeve. Fatkeqësisht, nuk ka mjaftueshëm informacion, por ndërgjegjësimi social-shoqëror duhet të jetë masiv.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!