INSTAT: Bie frekuentimi i bibliotekave

schedule16:45 - 8 Maj, 2018

schedule 16:45 - 8 Maj, 2018

Biblioteka Kombëtare tre muajt e parë të vitit 2018 u frekuentua 86% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Të dhënat vijnë nga Instituti i Statistikave megjithëkëtë qyetarët thonë se bibliotekat nuk janë të vetmet mundësi për të lexuar ndonëse interesi për librin ka rënë.

Në bibliotekë gjen vende bosh! Frekuentimi i tyre ka rënë.

Nga Janari në Mars të këtij viti sipas Institutit të Statistikave, Bibiloteka Kombëtare ka pritur rreth 86%  më pak lexues se e njëjta periudhë e vitit të shkuar.

Megjithëkëtë jo kushdo që dëshiron të lexojë i drejtohet Bibliotekës. +Të rinjtë priren më tepër drejt leximit në internet. Mosha e mesme vijon t’i qendrojë besnike librit.

Pavarësisht kësaj botuesit shprehen se tre vitet e fundit fuqia blerëse ka rënë. Fakt që sipas tyre është reflektuar me rënie të tirazhit dhe titujve të rinj.

Instituti i Statistikave vë në dukje se tremujorin e parë të këtij viti në Bibliotekën Kombëtare janë afishuar rreth 1800 botime, 62, 8% më pak se e njëjta periudhë e vitit të 2017-ës. Ndër to 340 tituj të rinj dhe 1400 ekzemplarë të rinj. Megjithëkëtë statistikat e sakta për nivelin e leximit në vendin tonë mungojnë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!