Instagram së shpejti do të lëshojë një opsion të ri. Përdoruesit e aplikacionit tashmë do të kenë mundësi që në chat të përdorin edhe video private.
Ky opsion është i ngjashëm me atë që përdor Snapchat. Aktualisht, Instagrami lejon vetëm që përdoruesit të fillojnë një video publike në Live Story dhe këtë mund ta ndajnë me të tjerët.
Sipas blogut WABetaInfo, opsioni i ri për një thirrje me video do të jetë në dispozicion vetëm në bisedat ekzistuese të Instagram.
Ikona e re e videos do të shfaqet në krah të djathtë të mesazhit në Instagram Direct. Do të mjaftojë vetëm një prekje që të telefononi dikë me video./abcnews.al