“Injeksion” 213 milionë euro, “Djajtë e Kuq” forcojnë skuadrën për titullin kampion

schedule20:56 - 7 Shtator, 2024

schedule 20:56 - 7 Shtator, 2024

Në Angli paratë nuk mungojnë kurrë.

Të paktën, klubet e futbollit mund të sfidojnë Evropën dhe gjithë botën, edhe pse jo gjithmonë ia dalin të dominojnë kupat e kontinentit.

Njëri prej më të mëdhenjve është Manchester United, me “Djajtë e Kuq”, të cilët nuk heqin dorë nga ëndrra për t’u kthyer edhe një herë në kohët e arta të Sir Alex Ferguson dhe këtë verë duket se shpenzimet për përforcime do t’i kalojnë 170 milionë eurot.

I pari që u mor ishte Joshua Zirkzee, teksa për kartonin e “tulipanit” paguan 42.5 milionë euro në arkat e Bologna, duke siguruar kështu një investim afatgjatë për repartin e sulmit.

Goditja e dytë ishte ajo për adoleshentin Leny Yoro.

Qendërmbrojtësi 18-vjeçar, që është 1.90 metra i lartë kërkohej nga Real Madrid e Liverpool, mirëpo “Djajtë” paguan plot 62 milionë euro, për atë që cilësohet si talenti i brezit të tij, duke e “lidhur” francezin, me kampionatin anglez, për të paktën 5 vitet e ardhshme.

Pas tij erdhën dy “yje” nga Bavaria, që forcuan edhe më shumë mbrojtjen, Matthijs de Ligt e Noussair Mazroui, me teknikun Ten Hag, që po sjell në United “yjet” kryesorë në skemat e tij, kur ishte në krye të pankinës së Ajax.

Për dyshen nga Bundesliga, United derdhi plot 60 milionë euro, duke e çuar totalin e deri më tanishëm në 162.5 milionë euro shifër që më vonë kapi vlerën e 213 milionë eurove, pas tranferimit të “shkatërruesit” uruguajan, Manuel Ugarte nga PSG, duke krjuar kështu një skuadër pretendente për titullin kampion, ose të paktën për t’u kthyer në Champions sezonin e ardhshëm, pas dështimit të vitit të kaluar. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!