Qyteti i Fierit ka regjistruar 1 rast të ri me Covid-19.
Mësohet se është infektuar një mësuese, e cila banon në një pallat me 2 të moshuar të konfirmuar më herët, me koronavirus.
Ajo është vetëkarantinuar në banesën e saj ku jeton me dy prindërit e moshuar.
Në këtë pallat jetojnë 20 familje. Bashkia e Fierit dhe Institucioni i Shëndetit Publik në këtë qytet janë alarmuar sepse mbetet enigmatike mënyra se si janë infektuar këta persona.
Ndërkohë në të njëjtën zonë në Fier është raportuar me koronavirus një ekonomiste e zyrës arsimore të këtij qyteti, gjendja shëndetësore e të cilës është përmirësuar.
Sic raporton gazetarja Valbona Davidhi për ABC News, është duke u diskutuar vendosja e gjithë pallatit në karantinë deri sa të gjendet mënyra dhe të ndërpritet zinxhiri i infeksionit.
Sipas të dhënave rezulton se mësuesja e infektuar me koronavirus nuk ka patur kontakt me këta të moshuar dhe nuk dihet si është infektuar ajo ndërkohë që çifti i të moshuarve janë transportuar në spitalin infektiv pasi gjendja e tyre u rëndua.
Gjatë këtyre 24 orëve bashkia e Fierit ka bërë disa herë dezinfektimin e pallatit ndërkohë që ka njoftuar se do të fillojë me dezinfektimin edhe në zonat përreth.
Gjithësej numri i të infektuarve në këtë qytet ka shkuar në 26 raste.
Raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit
-3 raste Tirana
-2 Durrësi
-1 Fieri
-1 Berati
-6 raste Shkodra
-3 raste Hasi
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 177 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 10 raste
– Fier 26 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 44 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste.
/abcnews.al