Infektohet me koronavirus Zonja e Parë e SHBA-së

schedule08:21 - 5 Shtator, 2023

schedule 08:21 - 5 Shtator, 2023

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden është infektuar sërish me koronavirus dhe për momentin ka shfaqur simptoma të lehta.

Lajmi u dha nga zëdhënësja e saj, e cila shton se Jill është duke qëndruar nën monitorim të rreptë në banesën e saj në Rehoboth Beach të Delaware.

Edhe presidenti Joe Biden iu nënshtrua një testi anti-Covid pas këtij lajmi, por rezultoi negativ, teksa Shtëpia e Bardhë informon se ai do të testohet herë pas here gjatë kësaj jave.

Lideri amerikan ka një agjendë të ngjeshur këtë javë, ku më 9-10 shtator pritet të marrë pjesë në samitin e G20 që do të mbahet në Indi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!