Prezantuesja e njohur italiane, Alessia Marcuzzi është infektuar nga koronavirusi.
Mbrëmjen e djeshme, ajo nuk ka qenë në studio për të drejtuar emisionin ‘Le Iene Shoë’, pasi rezultoi pozitive me Covid-19.
48-vjeçarja gjatë një lidhje direkte gjatë emisionit ka treguar për gjendjen e saj dhe mënyrën si u infektua me koronavirus.
“Në mëngjes mësova që shoqja e vajzës sime ishte infektuar me koronavirus kështu unë dhe familja ime bëmë të gjithë tamponin e shpejtë. Të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes rezultuan negativ ndërsa unë jam pozitive. Por fatmirësisht nuk kam simptoma, jam shumë mire”, tha Alessia.
Ndërkohë, tashmë prezantuesja ndodhet në izolim. l.k/abcnews.al