Covid-19 “prek” arsimin në Elbasan, Durrës dhe Kamëz: Drejtori rëndë në spital, kyçen zyrat

schedule19:55 - 11 Tetor, 2020

schedule 19:55 - 11 Tetor, 2020

Drejtori i Zyrës Arsimore Kamzë ka rezultuar pozitiv për koronavirusin, mëson abcnews.al. Mësohet po ashtu, se ai është shtruar në spital pasi gjendja e tij shëndetësore pas infektimit është rënduar.

Nga ana tjetër, në Durrës kanë rezultuar pozitivë tre tre punonjës të zyrës arsimore të qytetit. Zyrat që përdoren nga tre të infektuarit janë mbyllur.

Kurse, në Elbasan janë konfirmuar pozitivë për Covid-19 tre mësues dhe një nxënës në gjimnazin “Kostandin Kristoforidhi”. Zyrtaret e ISHP marrin nesër vendimin nëse do të vijohet apo jo mësimi në këtë gjimnaz. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!