Një efektiv policie, në DVP në Gjirokastër është infektuar me COVID-19.
Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se është pjesë e forcave “Shqiponja” dhe se është karantinuar në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore.
Po ashtu bëhet me dije se familjarëve dhe kolegëve të tij u janë marrë tamponet.
/abcnews.al/



