Infektohet edukatorja në Delvinë, karantinohen fëmijët! E moshuara niset me urgjencë te Infektivi

schedule20:07 - 22 Shtator, 2020

schedule 20:07 - 22 Shtator, 2020

Një tjetër person ka rezultuar pozitiv me Covid-19, në institucionet arsimore të Delvinës. Në kopshtin e qendrës edukatorja ka dalë pozitive ndaj virusit. Ajo është asimptomatike dhe është karantinuar së bashku me familjarët e saj, ndërsa në karantinë janë vendosur edhe 6 fëmijët e kopshtit.

Kopshti ku rezultoi e infektuar edukatorja ndodhet në të njëjtën godinë me shkollën 9-vjecare “Kosta Çavo”, aty ku javën e shkuar u prek nga Covid-19 një mësuese. Kopshti do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim të dytë, ndërsa janë bërë dezifektimet në të gjithë ambientin.

Gjithashtu edhe një e moshuar rreth 70-vjeçe është infektuar me koronavirus, ajo është dërguar drejt spitalit Infektiv pasi gjendja e saj ishte rënduar prej ditësh. Priten përgjigjet e tamponëve për familjarët e të moshuarës./ db/Abcnews.al