Në vendin tonë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 13 raste të reja me virusin korona. Kështu, numri i të infektuarve në total rritet në 1,197. Rastet e reja janë regjistruar: 11 në Tiranë, 1 në Krujë dhe 1 në Shkodër.
Po ashtu, njoftohet se mes 13 të infektuarve, tre janë personel shëndetësor, nga 39 të testuar, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive.
Siç njofton ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik.
Sa i përket situatës tek shërbimi Infektiv, aktualisht po trajtohen 23 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 183
Krujë 23
Durrës 15
Kamëz 12
Shkodër 11
Mat 9
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1 /abcnews.al/