Situata po përshkallëzohet. Harta e të infektuarve është zgjeruar duke përfshirë edhe më tepër rrethe në vend.
Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se kanë rezultuar të infektuar 28 persona të tjerë gjatë 24 orëve të fundit.
Në Tropojë kanë dalë pozitiv, çift bashkëshortesh të moshës 48-50 vjeç, nga qyteti i Bajram- Currit.
Ata janë banorë në lagjen “Partizani” të këtij qytet.
Burri që është infektuar nga Koronavirusi është punonjës i Shërbimit Informativ në Tropojë, ndërsa gruaja është arsimtare.
Këtë njoftim e ka bërë të ditur Kryetari i Bashkisë Tropojë Rexhe Byberi./abcnews.al