Infektimi me Covid, Biden kritika Trumpit: S’u bë shembull për amerikanët, u tha mos keni frikë

schedule20:06 - 6 Tetor, 2020

schedule 20:06 - 6 Tetor, 2020

Kandidati demokrat Joe Biden kritikoi presidentin e SHBA-së, Donald Trump sipas tij për minimizimin e ashpërsisë së koronavirusit, duke deklaruar se ka “shumë për t’u shqetësuar”.

Biden u shpreh se Trump duhet të kishte marrë “mësimin e duhur” rreth maskave dhe distancimit social dhe jo t’u thoshte amerikanëve  që “të mos kishin frikë nga COVID-19”.

Biden tha se ndihet “i lumtur” që presidenti po e merrte veten, por shtoi se “shpresoja që presidenti, pasi kishte kaluar atë që kaloi…do t’i komunikonte mësimin e duhur popullit amerikan.

Maskat kanë rëndësi. E vetmja gjë që dëgjova ishte një nga postimet që thoshte mos u shqetësoni aq shumë për të gjithë këtë. Ka shumë për t’u shqetësuar” tha ai.

Trump doli nga Qendra Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed të hënën në mbrëmje. Para se të largohej nga spitali, presidenti u tha amerikanëve që të mos kishin frikë nga sëmundja dhe se do të kthehej në takimet  fushatës “së shpejti”./ db/Abcnews.al