Infektimi i personelit shëndetësor, PD: Nuk po zbatohet kodi penal për ministrinë e Shëndetësisë

schedule12:29 - 29 Maj, 2020

schedule 12:29 - 29 Maj, 2020

Partia Demokratike ka reaguar sërish për numrin e lërtë të infektimeve tek bluzat e bardha. Ish deputeti Bardh Spahia përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se  2 mjek të tjerë janë infektuar me COVID-19, në qendrën shëndetësore 9 në Tiranë.

Ndër të tjera në reagimin e tij Spahia thotë se qeveria nuk po zbaton kodin penal për ministrinë e Shëndetësisë, që sipas tij qëllimshëm apo nga injoranca ka neglizhuar vetë zbatimin e rregullave.

Postimi i plotë

A do zbatohet kodi penal per ministren e shendetesise?

23 të infektuar të rinj sot dhe ajo që nuk thuhet është se një vatër infeksioni po zgjerohet në Tiranë, ajo e institucioneve shëndetësore publike. Pas QSUT, janë 2 mjekë që rezultojnë të prekur me Covid në Qendrën Shëndetësore nr.9, të infektuar nga pacientët. Kjo tregon se sa i pambrojtur është personeli shëndetësor në vend, e sa të rrezikuar janë pacientët, që mund të infektohen nga vetë mjekë të prekur nga Covid!!!

Kjo të paktën sipas shifrave që publikon qeveria! Dhe fajin nuk e kanë qytetarët, por e vetmja përgjegjëse është vetë qeveria. Pas rasteve të fundit në QSUT e tani edhe në Qendrën Shëndetësore nr.9, dukshëm qeveria që ka miratuar masa drastike deri në burgosje për shkelësit e rregullave të distancimit social, nuk e ka carë kokën për to në institucionet publike të kujdesit shëndetësor!!! Pra rregullat dhe burgu për qytetarët, por jo për vetë ministrinë e shëndetësisë të parën, e cila qëllimshëm apo nga injoranca ka neglizhuar vetë zbatimin e rregullave!

Zonja ministre, cfarë je duke bërë ? Si mund të shndërrohen në vatra infeksioni spitalet apo qendrat shëndetësore ? Si mund të mos zbatosh vetë rregullat, që i vendos për të tjerët ? A nuk i detyron edhe dentistët që të investojnë për të patur supermbrojtje në punën me pacientin(dhe mirë bën), por pse dreqin nuk e bën vetë në institucionet publike ? Sipas ndryshimeve që vetë ke propozuar në kodin penal, je përgjegjëse për përhapjen e virusit, minimumi për neglizhencë kriminale!/abcnews.al