India tejkalon Britaninë e Madhe, bëhet vendi i katërt në botë më i prekur nga pandemia

schedule08:51 - 14 Qershor, 2020

schedule 08:51 - 14 Qershor, 2020

India ka tejkaluar Britaninë e Madhe sa i përket rasteve të konfirmuara me koronavirus dhe tashmë është vendi i katërt në botë më i prekur nga koronavirusi.

Vendi, me një popullsi prej 1.4 miliard banorësh, tashmë numëron të paktën 321,626 raste me Covid-19 ndërsa në ditët e fundit ka regjistruar rekord rastesh ditore.

Ndërsa, deri më tani, të paktën 8,498 persona në Indi e kanë humbur betejën me sëmundjen. Bilanci i viktimave në vend mbetet më i ulët krahasuar me vendet e tjera që janë prekur keq nga pandemia. Përjashtim bën Rusia që akuzohet për “falsifikim” të shifrave.

Rritje kritike e rasteve në Indi vjen në një kohë që autoritet kanë lehtësuar masat shtrënguese që u vendosën për menaxhimin e epidemisë në vend. Tashmë India ka rihapur dyqanet, qendrat tregtare, fabrikat si dhe vendet fetare.

Sidoqoftë, shkollat, kolegjet dhe sallat e filmave mbeten ende të mbyllura në të gjithë vendin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!