India ka shënuar një rekord të numrit të rasteve të reja me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se janë shënuar 66,999 raste të reja duke e çuar numrin në total në 2.4 milion, ndërsa numri i viktimave ka arritur më shumë se 47, 000 persona.
Ndërsa shifrat vijojnë të jenë në rritje, në Indi ka rezultuar pozitiv me COVID-19 edhe një tjetër ministër.
Ministri Shripad Naik ka publikuar njoftimin në rrjetin social “Twitter” , ndërsa theksoi se do të vetëizolohej në banesën e tij.