India regjistroi 1.5 milionë të infektuar me koronavirus në vetëm një javë

schedule08:31 - 7 Maj, 2021

schedule 08:31 - 7 Maj, 2021

India ka raportuar një tjetër rritje rekord rastesh ditore me koronavirus të premten. Totali i të infektuarve për të gjithë javën shkon kështu në 1.57 milionë ndërsa ritmet e vaksinimit në vend bien në mënyrë drastike nga mungesa e furnizimeve dhe problemeve të transportit.

Ndërsa vala e dytë dhe e ashpër e Covid-19 vijon të shpërndahet, numri i përgjithshëm i rasteve në vend tashmë ka shkuar në 21.49 milionë. Vatrat tashmë po përhapen nga qytetet e mbipopulluara në fshatra të largëta rurale që strehojnë gati 70% të 1.3 miliardë banorëve.

Të premten rastet ditore ishin 414,188 kurse humbjet e jetës u rritën në 3,915, duke e çuar bilancin në  234,083. Ekspertët thonë se përmasat reale të COVID-19 në Indi janë pesë deri në 10 herë më të larta se nivelet zyrtare. sb/abcnews.al/