India raporton numrin më të ulët të rasteve me Covid që nga marsi

schedule07:54 - 14 Qershor, 2021

schedule 07:54 - 14 Qershor, 2021

India raporton numrin më të ulët të rasteve me Covid që nga muaji mars.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 70, 421 të prekur me Covid, ndërsa 3, 921 persona humbën jetën.

Lexo edhe: India nis vaksinimin e personave me aftësi të kufizuara

Që nga fillimi i pandemisë në Indi janë shënuar 29, 51 milion të prekur dhe 374, 305 viktima.

Ndërkohë se fundmi autoritetëet kanë nisur vaksinimit për personat me aftësi të kufizuara. Organizatorët e fushatës  në Ahmedabad, qyteti më i madh në shtetin Gujarat, synojnë të vaksinojnë 500 persona me aftësi të kufizuara./i.k/abcnews.al/